Sport
Shkronjat

Portieri i Juventusit nuk preferon të luajë ndaj kampionëve të Anglisë në çerekfinale.

Juventusi arriti të kualifikohej në çerekfinale, duke dominuar dy ndeshjet ndaj Portos të cilën e mundi me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Në çerekfinale janë kualifikuar disa nga skuadrat më të forta evropiane, por kapiteni i ‘Zonjës së Vjetër’, ka specifikuar Leicester Cityn si kundërshtarin që do të dëshironte ta shmangte në këtë rreth të garave, transmeton KosovaPress.

“Leicester City është skuadra e vetme me të cilën nuk do të doja të luaja në çerekfinale”, ka deklaruar Buffon.

“Ata kanë entuziazëm të papërshkruar si dhe dinë si të godasin ekipet më të forta. Ndaj tyre do të ishte shumë e vështirë”, ka përfunduar kapiteni i Juventusit. /KosovaPress/