Sport
Shkronjat

Real Madrid ka marrë një lajm të keq para shortit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid është një prej çerekfinalistëve në Ligën e Kampionëve.

Por, shorti për fazën e ardhshme të garës sjell një lajm të keq për ekipin e trajnerit Zinedine Zidane. Barcelona ka siguruar kualifikimin kurse në tetëshen më të mirë mund të hyjë sonte edhe Atletico Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Real Madrid tani nuk e ka më të përjashtuar opsionin për ballafaqimin me një rival spanjoll në rrethin tjetër të garës.

Kjo nënkupton se ekipi i Zidane mund të takohet edhe me Barcelonën ose Atletico Madridin, nëse skuadra e Diego Simeones siguron sonte kualifikimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/