Sport
Shkronjat

Trofeu i dedikuar për fituesin e UEFA Super Cup, finalja mes të cilëve do të luhet në arenën kombëtare “Telekom Arena” në Shkup, sot dashamirët e futbollit në vendin tonë do të kenë mundësi ta shohin para shtëpisë së futbollit në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kupa do të eksponohet prej orës 9 deri në orën 18 dhe me këtë rast do të angazhohet fotograf zyrtarë, i cili do t’i fotografojë të pranishmit, fëmijët dhe ekipet pjesëmarrëve në ligën për fëmijë të FFM-së.

Ndeshja e UEFA Super Cup do të luhet më 8 gusht të këtij viti.