Sport
Shkronjat

Trajneri i Manchester Unitedit, është i gatshëm të hyjë në negociatat me Real Madridin për David De Gean, por më kusht që në këtë transferim të përfshihet edhe mesfushori i madrilenëve, Toni Kroos.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku portugez është i gatshëm ta humb portierin spanjoll në mënyrë që në ‘Old trafford’ të sjell mesfushorin gjerman, raporton KosovaPress.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez prej kohësh insiston ta blejë De Gean, transferim ky që mund të arrihet këtë verë.

Siç raportojnë mediat në ishull, Mourinho është i gatshëm të heq dorë nga portieri i Spanjës në shkëmbim të Toni Kroos.

Strategu portugez është një tifoz i madh i 27 vjeçarit, i cili po kalon formë mjaft të mirë tek ‘Los Blancos’. /KosovaPress/