Sport
Shkronjat

Talenti i Borussia Dortmundit, Emre Mor duket se në përfundim të këtij sezoni do të ndahet me skuadrën gjermane.

Siç shkruajnë mediat e huaja, agjenti i talentit turk ka bërë të ditur se “klienti i tij nuk do të luajë sezonin e ardhshëm te Borussia Dortmund”, raporton KosovaPress.

Mor është duke treguar performancë të lartë këtë sezon të garave me Dortmundit, dhe tashmë shumë klube evropiane janë vënë në ndjekje të tij.

Turku pak ditë më parë deklaroi se “ëndërron të luaj në Real Madrid”, por thuhet se Mor tashmë është duke u monitoruar edhe nga top-klubet tjera evropiane. /KosovaPress/