Sport
Shkronjat

Klubi italian, Juventus është hedhur në sulm për anësorin e Bayern Munich, Douglas Costa.

Informacionet që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se ‘Zonja e Vjetër’ është e interesuar për shërbimet e Costas, raporton KosovaPress.

Kampionët e Italisë qysh tash janë duke menduar për sezonin e ardhshëm, dhe siç shkruajnë mediat italiane, në listën e torinezëve është Costa, edhe pse pak është e besueshme se trajneri i ‘Bavarezëve’, Carlo Ancelotti do të heq dorë nga lojtari. /KosovaPress/