Sport
Shkronjat

E ardhmja e Fernando Torresit në Atletico Madrid është ende në dyshim.

Sulmuesi spanjoll në muajin qershor e mbyll kontratën me madrilenët, por sipas mediave spanjolle, trajneri i Atleticos, Diego Simeone kërkon durim nga Torresi, raporton KosovaPress.

Tekniku argjentinas duke folur për Torresin tha se “asgjë ende nuk është vendosur për sulmuesit”.

Nëse Kevin Gameiro apo Angel Correa largohen, atëherë Atletico duhet patjetër që ta mbajë të paktën edhe 12 muaj Torresin.

Ish-ylli i Liverpoolit, Chelseat e AC Milan ditë më parë e ka bërë të qartë së nuk është duke e menduar pensionimin. /KosovaPress/