Sport
Shkronjat

Mesfushori i Real Madridit, Isco duket se nuk do të largohet nga ‘Bernabeu’.

Spanjolli prej kohësh është i lidhur me largimin nga gjiganti spanjoll, por sipas mediave spanjolle, lojtari nuk do të largohet nga Madridi, raporton KosovaPress.

Trajneri i ‘mbretërve’, Zinedine Zidane ka kërkuar nga krerët e klubit të tij që të rinovojnë kontratën me Isco-n, i cili tashmë ka gjetur formën më të mirë.

Reprezentuesi i Spanjës kërkohet nga disa klube te mëdha evropiane si Manchester United, Chelsea, Arsenal e Juventus. /KosovaPress/