Sport
Shkronjat

Trajneri i Celticut, Bosi Brendan Rodgers ka hedhur poshtë zërat për të marr drejtimin e Arsenalit.

Ish-trajneri i Liverpoolit, është një nga emrat e përfolur për të marr ‘timonin’ e Topçinjve’ pasi që Arsene Wenger duket se në përfundim të këtij sezoni do të largohet nga ‘Emiratës’.

Rodgers thotë se një ditë do të kthehet në Angli, por ai thekson se për momentin është i lumtur tek skuadra portugeze.

“Unë mendoj se një ditë do të kthehem në Premier League”, ka thënë Rodgers.

“Është e qartë unë ende jam i ri në këtë profesion. Disa vjet më parë kam qenë super ambicioz dhe unë ende jam”.

 “Unë mendoj se një ditë do të kthehem, ndoshta edhe do të shkojë në ndonjë vend tjetër. Por, në këtë moment unë jam plotësisht i përqendruar tel Celtic”, tha ai. /KosovaPress/