Sport
Shkronjat

Lionel Messi do të vazhdoj kontratën me Barcelonën, vetëm nëse këta të fundit transferojnë pesë yje në skuadër gjatë verës.

Mund të duket e pabesueshme, por sipas revistës spanjolle, Don Balon, Lionel Messi e ka kushtëzuar Barcelonën për ta vazhduar kontratën.

Messi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të transferojnë pesë yje në skuadër gjatë verës, nëse dëshirojnë të mbetet në Camp Nou, përcjell Express.

Sipas Don Balon ylli argjentinas ka kërkuar transferimin e lojtarëve si:  Coutinho, Bellerín, Verratti, Bernardo Silva dhe Mbappe.

Messi ka kontrtë me Barcelonën deri në vitin 2018, dhe deri më tani ka hezituar ta vazhdoj kontratën me klubin ku është rritur.