Sport
Shkronjat

Mediat spanjolle vazhdojnë të jenë të ashpra me paraqitjen e Barcelonës kundër Juventusit. Treshja e famshme Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar e njohur si MSN për 180 minuta lerë që nuk shënuan, por arritën t’i lansojnë vetëm katër goditje në kuadratin e portës.

Juve arriti ta mbajë portë e paprekur në dy ndeshje dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë brenda tri viteve.

Blaugranat shpresonin në një rikthim të tyre në këtë ndeshje, por mbrojtja e Juventusit nuk e la asnjëherë portën të rrezikohet, shkruan Marca.

Në 49 ndeshje, treshja e sulmit të Barcelonës kanë shënuar mesatarisht tri gola, duke përfshirë edhe nëntë ndeshje të Championsit.

Thuhet se Real Madridi është pronar i BBC me Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, por edhe te Juve është e njëjta me Gianluigi Buffon, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Mbrojtja e Juves këtë vit pas 10 ndeshjeve ka pranuar vetëm dy gola.

 

Barcelona më keq e kishte pësuar vetëm ndaj Bayern Munich në vitin 2013 kur ishte mposhtur me rezultat të përgjithshëm 7-0.