Sport
Shkronjat

Renato Sanches ka thënë se ky nuk ka qenë një sezon i mirë, por shpreson se vitin e ardhshëm do të luaj më shumë

Mesfushori portugez, Renato Sanches nuk është i lumtur në Bayern Munich dhe ka pritur që këtë edicion të luaj më shumë nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Por, ai shpreson se vitin e ardhshëm do të luaj më shumë.

“Nuk ishte edicion i mirë, por shpresoj se vitin tjetër do të luaj më shumë. Kam luajtur pak deh dua të luaj më shumë”, tha Sanches për mediat kiliane. /Express/