Sport
Shkronjat

Ronaldo do të humbasë ndeshjen në “Santiago Bernabeu” ndaj Barcelonës dhe katër sfidat e para të La Ligas pas dënimit nga Federata e Futbollit Spanjoll.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, është dënuar me 5 ndeshje mos lojë, 1 për kartonin e kuq dhe 4 për shtyrjen që i bëri gjyqtarit nga Federata e Futbollit Spanjoll, shkruan Gazeta Express.

“Pika e parë, Lojtari suspendohet me një ndeshje pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, një kur zhveshi fanellën dhe një për simulim dhe gjobitet me 800 euro”.

“Pika e dytë, Ronaldo është suspenduar edhe për katër ndeshje tjera për shkeljen e artikullit 96 të kodit disiplinor dhe do të gjobitet me 3005 euro, derisa klubi 1400”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Ai do t’i humbasë sfidat ndaj Barcelonës, Deportivo La Coruna, Valencia, Levante dhe Real Sociedad.

Raporothet se Reali do të apelojë kartonin, por nëse refuzohet, atëherë CR7 do të rikthehet në aksion në La Liga me 20 shtator ndaj Real Betis.