Sport
Shkronjat

Paris Saint-Germain do të paguaj një shumë të majme për Kylian Mbappen

Ylli i ri francez, Kylian Mbappe, gjatë kësaj jave do të realizojë transferimin nga Monaco në Paris Saint-Germain

Sipas RMC Sport, Paris Saint-Germain do të paguajë 166 milionë funte (180 milionë euro) për Mbappe, përcjell Express.  

Por, Mbappe fillimisht do të transferohet në Paris në formë huazimi, deri në fund të sezonit, për shkak të Fair Play-it financiar.

PSG nuk guxon të shpenzoj shuma të majme gjatë kësaj vere, pasi më herët ka transferuar Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro.