Sport
Shkronjat

Munir El Haddadi pritet të transferohet te Sampdoria

Munir El Haddadi  gjatë kësaj jave ka gjasa të mëdha që të gjej një klub të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.

Sipas Calciomercato.com, sulmuesi i Spanjës pritet të transferohet te skuadra e Sampdorias, përcjell Express.

Thuhet se klubi nga Serie A tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën për  Munirin, i cili sezoni e kaluar ishte i huazuar te Valencia.

Munir shihet si zëvendësues i Patrik Schick, i cili kompletoi transferimin nga Sampdoria te Roma.