Sport
Shkronjat

Klubi anglez i futbollit, Liverpool, e ka konfirmuar në uebsajtin e vet zyrtar se ka arritur marrëveshje me klubin gjerman RB Leipzig për transferimin e Naby Keita.

“Të Kuqtë” kanë gjetur akordin me klubin gjerman dhe me mesfushorin, i cili do të kaloi në “Anfield” më 1 korrik 2018, pas përfundimit të sezonit aktual, transmeton Express.

Keita, përfaqësues i Guineas, iu bashkua Leipzigut nga Red Bull Salzburg në vitin 2016 dhe shënoi tetë gola në 31 paraqitje në Bundesliga sezonin e kaluar duke i ndihmuar skuadrës të përfundoi në vendin e dytë.

“Jam i gëzuar që marrëveshja është arritur, në bazë të së cilës unë do t’i bashkohet Liverpoolit veren e ardhshme, kur edhe do të bëhem pjesë e projektit që me eksiton shumë,” ka thënë Keita.