Sport
Shkronjat

Angel Di Maria, ylli i Paris Saint-Germain, mund të transferohet në Barcelonë vetëm nëse shkëmbehet me ndonjë lojtarë të ekipit katalunas

Përveç Philippe Coutinhos, edhe Angel Di Maria është objektiv i Barcelonës për këtë afat kalimtar, i cili mbyllet me 31 gusht.

Por, Barcelona nuk do të shpenzoj asnjë cent për transferimin e ish yllit të Real Madridit, shkruan e përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo.

Ylli i Paris Saint-Germain mund të transferohet në Barcelonë vetëm nëse shkëmbehet me ndonjë lojtarë të ekipit katalunas. 

Di Maria mund të shkëmbehet me André Gomesin ose Arda Turanin.