Sport
Shkronjat

Ariedo Braida shpreson që Messi të qëndrojë në “Camp Nou” edhe për shumë vite.

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit të Lionel Messit, por insiston se argjentinasi është i lumtur në “Camp Nou”.

Së fundmi është spekuluar se Manchester City mund të bëjë goditjen më të madhe në histori të futbollit duke transferuar Messin për 300 milionë euro, që është klauzola e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

“A do të largohet Messi? Nuk mendoj”, tha Braida.

“Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por Messi është profesionist i vërtetë dhe Barcelona është ne zemrën e tij. Nuk mendoj se ai do të largohet”.