Sport
Shkronjat

Tifozë të shumtë mbushën stadiumin e qytetit të Gjakovës për të ndjekur skuadrën e zemrës Vëllaznimin.

Gjakovarët e mbështetën fuqishëm Vëllaznimin në ndeshjen kundër Feronikelit, shkruan GazetaOlle. Mes ovacioneve dhe përkrahjes maksimale të tifozëve gjakovarët gjatë gjithë ndeshjes kërkuan rrugën e golit. Pjesa e parë përfundoi 0me 0.

Në pjesën e dytë në stadium ishin të pranishëm mbi 4000 tifozë. Ky është një rekord për këtë sezon në Vala Superligë.

Përkundër përkrahjes së fuqishme, Vëllaznimi nuk ia doli t’i arkëtojë tri pikë. Kuqezintjë luajtën baras kundër Feronikelit, 0:0. dhe pse skuadra e tij pati raste ideale për të shënuar dhe për të fituar ndeshjen.

Ismet Munishi vlerëson se barazimi mes Vëllaznimit dhe Feronikelit ishte epilog real. Ai tha që skuadra e tij duhet të përmirësohet shumë, derisa falënderoi publikun gjakovar për mbështetjen e madhe.

“Deklarata për dorëheqje? Normalisht që ishte vetëm për të nxitur publikun, që sot erdhi në numër të jashtëzakonshëm dhe na mbështeti shumë, për çka i falënderoj”, deklaroi Munishi për “Supersport”. “Patëm raste, por besoj që barazimi ishte një epilog real. Feronikeli ka një skuadër shumë të fortë, një ekip stabil që është shpallur dy herë kampion i Kosovës në vitet e fundit. Kanë një trajner që unë e respektoj shumë”. “Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Duhet të përmirësohemi ende në shumë aspekte”, shtoi ai.

Pas këtij barazimi, Vëllaznimi ka 8 pikë në 5 xhirot e para. Në javën e ardhshme, skuadra e Ismet Munishit luan ndaj Llapit në Podujevë./TV Syri Vision/