Teknologjia do të mbyllë mijëra vende pune

Deri në 500,000 vende pune që lidhen me industrinë e furnizimit me pjesë për automjete mund të humbasin për shkak të kalimit nga motorët me djegie të brendshme në lëvizshmërinë elektrike, sipas një studimi nga Shoqata e Furnizuesve Evropianë të Automobilave (CLEPA).

Humbjet më të mëdha mund të regjistrohen në Gjermani (121,000), Itali (74,000), Spanjë (72,000) dhe Rumani (56,000). Për të shmangur zvogëlimin e fuqisë punëtore, prodhuesit po u bëjnë thirrje institucioneve të ndërhyjnë.

“Studimi nxjerr në pah rreziqet e përfshira në një strategji të bazuar vetëm në energjinë elektrike të rikarikueshme” tha Sigrid de Vries, Sekretarja e Përgjithshme e CLEPA.

Sipas të dhënave nga CLEPA, në tokën evropiane në industrinë e automjeteve punësohen rreth 1.7 milionë njerëz.

Në të njëjtën kohë, ka 1.21 milionë të punësuar në sektorë që ndër të tjera lidhen me zhvillimin dhe ndërtimin e baterive dhe motorëve elektrikë, ku shumë njerëz fitojnë bukën e gojës edhe si punonjës të kompanive të ndihmës./Abcnews.al /KultPlus.com

Read Previous

Kosovë, për 24 orë policia ka shqiptuar 1157 tiketa trafiku

Read Next

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme