Teknologji
Shkronjat

Zakonisht merr pak kohë para se një prodhues veturash të zbulojë veturën e re, por kjo nuk ndodh me Volkswagen – të paktën jo me modelin e ri Arteon.

Zëvendësuesi i modelit Pssat CC – Arteon – u prezantua në Shfaqjen e Veturave në Gjenevë.

Dhe tashmë VW e ka bërë këtë veturë në dispozicion për t’u porositur në të gjitha dyqanet, transmeton Gazeta Express.

Vetura është duke u lansuar në Gjermani me dy variante të motorit, që të dy 2.0-litërsh: njëri me benzinë që prodhon 276 kuaj-fuqi dhe tjetri me naftë që prodhon 237 kuaj-fuqi.

Vetura në Gjermani pritet të kushtojë rreth 50,000 euro. Se si duket kjo veturë mund t’i shihni fotot më poshtë