Teknologji
Shkronjat

Audi ka prezantuar modelin e ri të serisë A5 në panairin e veturave “Geneva Motor Show”.

Modeli i ri RS5 Coupe, shfaq stilin agresiv të serisë RS, i cili do të jetë më i shpejtë dhe më efikas sesa modeli i mëparshëm.

RS5 debuton dizajnin e ri që ka Audia për modelet RS, të cilat pritet të shndërrohen në RS4 Avant që do të prezantohen kah fundi i vitit 2017.

Modeli i ri ka dy cilindra me 2.9-litra turbo të dyfishtë V6 që kapin 444 kuajfuqi. Kjo është e njëjta performancë që tashmë gjendet te RS5 V8 i vjetër.

Shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë kjo veturë e arrin për 3.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 280 kilometra në orë.

Ende nuk ka detaje të çmimeve, por ky model pritet të kushtojë 70 mijë euro.