Teknologji
Shkronjat

Prodhuesi gjerman në Auto- Sallonin e Gjenevës e ka prezantuar karavanin e Serisë 5 si dhe modelet e ristilizuar të Serisë 4.

Pas versionit limuzinë, BMW, opinionit automobilistik ia ka prezantuar edhe Serinë 5 Touring, transmeton koha.net.

Në BMW thonë se automobili i është dedikuar tregut global, porse gjatë zhvillimit të karvanit në këtë kompani, kanë pasur para sysh në radhë të parë blerësin evropian. Krahas Sedanit edhe Touring shfrytëzon platformën mekanike CLAR e cila është për 70 kg më e lehtë se sa vetura paraprake ndërsa gjithë automobili është deri në 100 kg më i lehtë, varësisht nga versioni.

Seria 5 e re Touring e ka ndryshuar sistemin gjeometrik dhe e ka përmirësuar drejtimin e komforin në vozitje.

Kur të dalë në shitje, BMW Seria 5 Touring fillimisht do të jetë me katër opsione motorike. Kryesori është motori me benzinë, 530i, e edhe motori dy cilindrash 2.0 litra me agregatin 252 kuajfuqi.

Më i fuqishmi 540i xDrive, me lëvizje me të katër rrotat, e ka motorin gjashtë cilindrash 3.0 me 340 kuajfuqi. Të dy motorët benzinë kanë ndërruesin automatik tetë shkallësh.

Sa i përket opsionit me naftë,blerësit mund të llogarisin motorin katër cilindrash 2.0 me 190 kuajfuqi dhe modelin 520d si dhe motorin gjashtë cilindrash 3.0 me 265 kuajfuqi.

Shitja e këtyre modeleve pritet të fillojë në qershor.