Teknologji
Shkronjat

Themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, Facebook, Mark Zuckerberg, do të bëhet baba i vajze, për herë të dytë. Lajmin e ka bërë publik vetë themeluesi i Facebook-ut në profilin e tij në këtë rrjet social, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk

‘’Priscilla dhe unë jemi të lumtur që t’ju komunikojmë lajmin se do të bëhemi prindër të një vajze. Pas një periudhe të vështirë, pas lindjes së Max, ne nuk kemi qenë shumë të sigurt për të pasur një fëmijë tjetër. Kur Priscilla mori vesh që ishte shtatzënë, shpresa jonë e parë ishte që foshnja të ishte e shëndetshme. Ndërsa shpresa e dytë ishte të ishte vajzë. Nuk besoj se ka dhuratë më të madhe sesa të kesh një motër’’,- ka shkruar Mark në Facebook.