Teknologji
Shkronjat

Freskimi i linjës iPad Pro pritet që një kohë të gjatë, ndërsa tash thashethemet sugjerojnë se publikimin e harduerit të ri të iPad mund ta shohim qysh javën e ardhshme.

MacRumors, përmes informacioneve të veta, raporton se modelet e reja iPad Pro mund të prezantohen ndërmjet datës 20 dhe 24 mars. Më herët burimet kanë sugjeruar se këtë vit na presin tri modele të reja iPad Pro, të cilët përfshijnë azhurnimin e versioneve aktuale 9.7 inç dhe 12.3 inç, si dhe modelin plotësisht të ri 10.5 inç, transmeton KosovaPress.

Shumica sugjerojnë se iPad Pro 10.5 inç do të jetë zëvendësim për modelin aktual prej 9.7 inç, derisa iPad Pro 9.7 inç do të shërbejë si zëvendësim për modelin tashmë të vjetruar iPad Air 2. Nëse Apple me të vërtetë do të vendosë që modelet e reja të tabletëve iPad Pro do t’i prezantojë vetëm përmes njoftimit ose do të ketë prezantim plotësisht të ri, mbetet të shihet.