Teknologji
Shkronjat

Volkswagen ka nisur qe disa kohë punën për modelin Golf 8, i cili pritet që të dal në treg në vitin 2018.

Sipas revistës së njohur gjermane Auto Bild, Golfi i ri do të jetë më praktik, më i fuqishëm, më ekonomik si dhe më i gjerë, pra do të ketë më shumë hapësirë.

Golf 8 do të peshojë 35 deri 70 kilogramë më pak se 7-shi, si dhe do të jetë më i gjerë dhe më i ulët.

Sa i përket motorit, mund të priten motorët benzinë (ndër të tjera edhe motori 1.0-litër me tre cilindra), motorët me naftë, si dhe versionet elektrike dhe hibride.

Në ofertë do të jetë edhe versioni sportiv Golf GTI dhe Golf R, ky i fundit vjen me 420 kuaj fuqi.