Teknologji
Shkronjat

Mercedes Benz ka prezantuar çmimin e AMG E63 Estate të ri, i cili do të kushtojë 95 mijë euro, transmeton koha.net.

Mercedes Benz AMG E 63 Estate është zbuluar në panairin e veturave në Gjenevë, ndërsa tani pritet të dalë në shitje.

Nën kafano ka motorin 4.0 litërsh twin-turbo V8 e përditësuar i cili prodhon 604 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5 sekonda para se ta arrij shpejtësinë maksimale prej 290 kilometra në orë.