Teknologji
Shkronjat

Comac C919 është aeroplani i parë komercial kinez, i cili do të konkurrojë me Boeing dhe Airbus në sektorin e aviacionit civil.

Aeroplani i parë i ndërtuar krejtësisht në Kinë, të premten ka realizuar me sukses fluturimin e tij të parë, transmeton Express. Këtë fluturim e realizoi përreth Aeroportit Ndërkombëtarë të Shangai.

Kompania Commercial Aircraft Corporation of China (Comac) e cila prodhon këtë aeroplan është në pronësi të shtetit Kinez. Ambiciet e kësaj kompani janë të mbulojnë jo vetëm tregun kinez me fluturaket e tyre, por gjithashtu synojnë shtrirjen e tyre në tregjet globale.

C919 është dizajnuar që të akomodojë 158 pasagjer ose më shumë në varësi të konfigurimit, gjë që e fut në klasën e njëjtë me Boeing 737 dhe Aibus A320.