Teknologji
Shkronjat

Telefoni që pritej se do të lansohej si versioni LG G6 Mini, pritet të quhet LG Q6.

Kompania thuhet se ka vendosur që të ndryshojë emrin pas shumë vjetëve pandryshime.

Një fotografi e publikuar së fundmi ka treguar dizajnin e pajisjes, ndërsa “GSM Arena” ka sjellë edhe specifikat e tij.

Q6 pritet të ketë kamerë 13MP, procesor Qualcomm Snapdragon 430, ekran 5.4-inç, 3GB RAM dhe sistem operativ Android 7.1.1 Nougat.

Pajisja do të lansohet të martën në Poloni.