Teknologji
Shkronjat

Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të marrin një version të qëndrueshëm për të gjitha llojet e fajllave.

Veçoria u bë e gatshme për përdoruesit e versionit beta të WhatsApp, por tani përditësimi i ri mund të shkarkohet nga Play Store e Android.

Përditësimi i ri do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit shpërndarjen e fotografive dhe çdo formati të fajllave të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj, përdoruesit tani do të jenë në gjendje ta ndryshojnë edhe formatin e tekstit në aplikacion.

Në mënyrë që ta bëni këtë, kur shkruani një mesazh në chat, prekeni dhe mbajeni tekstin të selektuar në mënyrë që ta ndryshoni llojin e tij.

Me veçorinë e re, përdoruesit mund të dërgojnë direkt tërë albumin e fotografive i cili do të shfaqet si një folder dhe madje mund të shikohet në mënyrë të ndarë.

Përdoruesit e iPhone gjithashtu do të marrin këtë përditësim.