Teknologji
Shkronjat

Në kanalin “Kurzgesagt – In a Nutshell” në YouTube, është shfaqur një video që ngre dilema të mëdha për të tashmen dhe të ardhshme e njerëzimit në raport me krijesat e tyre – robotët.

Në ditët e sotme, luftohet për të drejtat e qenieve që janë të programuara të ndjenjë dhembje. Këto qenie e dinë se ç’është liria dhe vlera e saj, ndaj kanë nevojë për të drejta, transmeton Telegrafi.

Por, çfarë nëse inteligjenca artificiale të nesërmen programon veten – siç ndodhi me njeriun gjatë evolucionit? Programimi i tillë është jashtë kontrollit njerëzor dhe mund të ndodhë që teknologjia të dijë se çka është e drejtë e çka jo, çka është kënaqësia e çka pakënaqësia e madje edhe dhembja dhe liria e veprimit!

Gjatë historisë, për interesa ekonomike njeriu ka shfrytëzuar të tjerët. Dhe, gjithmonë për këtë ka pasë arsye: shfrytëzohen shtazët sepse kështu mbrohen; shkelen skllevërit, por kanë shujta ditore e kulm mbi kokë; shkelen femrat, sepse vendimet e mëdha u takojnë meshkujve…

Edhe sot, interesi ekonomik është shfrytëzohen robotët. Por, siç u shfuqizua skllavëria dhe akoma grupe të ndryshme sociale luftojnë për të drejtat e tyre, ekziston dilema që të njëjtën do ta kërkojnë nesër robotët.

E, atëherë do të duhet një definicion tjetër për të kuptuar saktë se çfarë e bën njeriun. /Telegrafi/