​106.345 të infektuar që nga rastet e para me covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.784 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 153 raste pozitive.

Sipas institutit, brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komuna e Mitrovicës (47 vjeç).

“Numri total i rasteve pozitive është 106.345 raste nga 552.070 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 327 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.384 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.758.

Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 29 raste,
Ferizaj 16 raste,
Podujevë 16 raste,
Gjakovë 15 raste,
Mitrovicë 12 raste,
Prizren 10 raste,
Gjilan 6 raste,
Skenderaj 6 raste,
Pejë 5 raste,
Vushtrri 5 raste,
Drenas 4 raste,
Istog 4 raste,
Lipjan 4 raste,
Obiliq 4 raste,
Suharekë 3 raste,
Viti 3 raste,
Fushë-Kosovë 2 raste,
Klinë 2 raste,
Malishevë 2 raste,
Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat: Kaçanik, Mamushë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.

Read Previous

​Sot mot me diell

Read Next

3 familjarëve nga Gjilani, dyshohet se vdekjen u’a shkaktoi konsumimi i këpurdhave