​Agjencia Kadastrale e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), sot është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe atyre të AKK-së, me ç’rast u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi.

Në këtë takim morën pjesë edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe kryeshefi ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti.

Qëllimi i marrëveshjes është formalizimi i bashkëpunimit në përkrahjen dhe ekspertizën që AKK do t’i ofrojë FSK-së në fushën e hartografisë, gjeoinformacionit, me ofrimin e produkteve kadastrale e gjeohapësinore që administrohen nga AKK për nevoja të FSK-së, me specifikimin e përgjegjësive të palëve nënshkruese, me emërimin e personave përgjegjës për zbatim të marrëveshjes e ngjashëm.

Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të rezultojë me ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së në fushën e hartografisë dhe gjeoinformacionit dhe në implementim sa më gjithëpërfshirës e të avancuar të mandatit të saj./KosovaPress  

Read Previous

​Një muaj arrest shtëpiak zyrtarit policor për keqpërdorim detyre

Read Next

Katër gjëra më të rëndësishme për suksesin sesa inteligjenca