​Black Lives Matters fiton çmimin për të Drejtat e Njeriut

Fondacioni Global Black Lives Matters ka fituar çmimin për të drejtat e njeriut Olof Palme të Suedisë për vitin 2020.

Organizatorët thanë se lëvizja promovon mosbindjen paqësore kundër brutalitetit të policisë dhe dhunës racore.

Ata vunë në dukje se rreth 20 milion njerëz kishin marrë pjesë në protestat e Black Lives Matter vetëm në SHBA së bashku me miliona të tjerë në të gjithë botën.

Një ceremoni online e dhënies së çmimeve do të zhvillohet në Stokholm ditën e sotme.

Çmimi vjetor prej 100.000 dollarësh përkujton Olof Palme, kryeministrin suedez dhe avokatin e shquar të të drejtave të njeriut i cili u vra në Stokholm në 1986.

E themeluar në SHBA, në 2013 lëvizja Black Lives Matter u bë një lëvizje ndërkombëtare vitin e kaluar pas disa rasteve të brutalitetit të policisë kundër afro-amerikanëve, raporton BBC, shkruan Ora News.

Vdekja e George Floyd, Breonna Taylor dhe të tjerëve shkaktuan protesta në të gjithë vendin .

“Kjo ilustron se racizmi dhe dhuna racore nuk është një problem vetëm në shoqërinë amerikane, por një problem global,” thanë organizatorët e çmimit.

Ata thanë se fondacioni vlerësonte në një mënyrë unike vështirësitë, dhimbjet dhe zemërimin e pakicës Afrikano-Amerikane për të mos u vlerësuar të barabartë me njerëzit e tjerë.

Në letrat e tij të emërimit, Z. Eide, një deputet norvegjez tha se lëvizja ishte bërë një “lëvizje e rëndësishme në të gjithë botën për të luftuar padrejtësinë racore”./KosovaPress.

Read Previous

Zeka: Rritja ekonomike varet nga vaksinimi dhe lehtësimi i masave

Read Next

Rama: Pfizer do të nisë nga furnizimi të hënën, Shqipërisë nuk do t’i mungojë asnjë dozë