​Dënohet Antonio Conte

Inter Milan’s Italian coach Antonio Conte gestures during the Italian Serie A football match between Atalanta and Inter Milan on November 8, 2020 at the Atleti Azzurri d’Italia stadium in Bergamo. (Photo by Miguel Medina / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i cili u përplas me gjyqtarin Fabio Maresca, është dënuar me dy ndeshje dhe gjobitur me 20,000 euro nga Komisioni i Disiplinës.

Trajneri i “Nerazzurrëve” është ndëshkuar për incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes Udinese – Inter fundjavën e kaluar, kur ai u përjashtua nga Maresca.

Menaxheri i ekipit Lele Oriali është gjobitur me 5,000 euro për sjelljen e tij, përcjell KosovaPress.

Raporti nga gjykatësi sportiv thotë se Conte është pezulluar për shkak që ka vazhduar të protestojë ashpër, duke shqiptuar me zë të lartë fraza mosrespektimi ndaj arbitrit që vazhduan edhe pas ndëshkimit dhe para largimit nga fusha”.

Pas ndeshjes, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, ai u përball me gjyqtarin me shprehje kërcënuese dhe ofenduese.

Oriali është gjobitur gjithashtu për përsëritjen e protestave edhe pasi iu dha paralajmërimi./KosovaPress.

Read Previous

​Allegri i gatshëm të marr drejtimin e skuadrës nga Serie-A

Read Next

​PZAP miraton pjesërisht ankesën e Nismës, mbesin jashtë listës 12 kandidatët për deputetë