​Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Prix Austria

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në këtë fazë ajo ishte shumë më e mirë se kundërshtarja serbe Nikolina Nisavic.

Distria e nisi në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, xhudistja pejane ishte më e mirë se kundërshtarja amerikane, Jenna Schurr, duke e mposhtur me ippon.

Tashmë, Krasniqi në gjysmëfinale do të përballet me hungarezen, Reka Pupp.

Ndryshe, Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 6 kontinente, 52 shtete, 416 garues, nga të cilët 247 meshkuj dhe 169 femra, ndersa përveç Distrias dhe Laurines, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila ndeshet nesër. /KosovaPress/

Read Previous

Formula 1 | Norris: McLaren në formë që në garën e parë, duam ta nisim mbarë

Read Next

Deklarata kundër shtetit të Kosovës, kongresisti Torres kërkon shkarkimin e zyrtares amerikane