​Guardiola reagon pas shkarkimit të Frank Lampard

Manchester City’s Spanish manager Pep Guardiola gestures on the touchline during the English Premier League football match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium in London, on November 21, 2020. – Tottenham won the game 2-0. (Photo by Clive Rose / POOL / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE. No use with unauthorized audio, video, data, fixture lists, club/league logos or ‘live’ services. Online in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No video emulation. Social media in-match use limited to 120 images. An additional 40 images may be used in extra time. No use in betting publications, games or single club/league/player publications. / (Photo by CLIVE ROSE/POOL/AFP via Getty Images)

Pep Guardiola thotë se të gjithë menaxherët e dinë se do të shkarkohen nëse nuk marrin rezultate, ashti siç ndodhi me Frank Lampard të Chelsea.

Ish mesfushori i Chelseat dhe Manchester Cityt ishte trajner i skuadrës nga “Stamford Bridge” për pak më shumë se 18 muaj, por u largua pas pesë humbjeve në tetë ndeshje derisa ish-trajneri i Paris St-Germain Thomas Tuchel pritet të marrë vendin e tij.

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen, Pep Guardiola nuk është shkarkuar kurrë në 12 vjet menaxhim por thotë se ai kurrë nuk e merr pozitën e tij si të sigurt, përcjell KosovaPress.

“Menaxherë të rinj dhe të vjetër, këtu ju duhet të fitoni,” tha Guardiola.

“Njerëzit flasin për projekte dhe ide, por nuk ekziston. Ju duhet të fitoni, nëse jo, do të shkarkoheni.”

“Unë respektoj vendimin nga Chelsea, natyrisht, por një përqafim i madh për Frankin dhe shpresoj ta shoh së shpejti. Kur bllokimi do të mbarojë, unë mund të shkoj në restorant për ta parë përsëri.

“Ai u emërua në një ekip si Chelsea pas punës së mirë që kishte bërë në Derby County, këta njerëz e meritojnë atë. Por ne varemi nga rezultatet, jo nga mënyra se si luajmë, jo nga filozofia ose këto gjëra apo projektet.”

“Ju duhet të merrni rezultate. Nëse jo, do të zëvendësoheni nga një menaxher tjetër.”, tha në fund Guardiola./KosovaPress.

Read Previous

​Pak shpresë për Kurtin dhe të tjerët që PZAP dhe Supremja t’i certifikojë si kandidatë për deputetë

Read Next

542.840 euro janë dëmet e vërshimeve në Komunën e Malishevës