​Hapet rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has, në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se kjo rrugë është hapur fal angazhimit të përbashkët të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrunë, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”, ka shkruar Rama. /KosovaPress/

Read Previous

Miratohet marrëveshja për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Read Next

Dronët nga Kuçova, zbulohet plani i kontrollit të gjithë territorit