​Haxhiu komenton qëndrimet e partive politike, pas ftesës së Deharit për konsultim

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas takimit konsultativ, ka shprehur habi ndaj qëndrimeve të partive politike.

Haxhiu, ka komentuar qëndrimet e secilës parti.

“Siç e kuptuat kryesuesi i seancës, para se të fillonte me rendin e ditës i ftoi në konsultim subjektet politike. Në këtë drejtim ne ishim në një takim konsultativ dhe është e habitshme që të dëgjosh qëndrimet e partive politike. LDK tha që kryesuesi nuk ka të drejtë të ftojë në takim konsultativ. Duke qenë që diskutimi në seancë konstituive është i ndaluar, është ftuar aty që të diskutohet. Ne ishim të pranishëm në këtë takim. AAK tha qe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Nuk mund të vazhdojmë të betohemi, ka vendim që nuk i verifikon mandatet e deputetëve. Befasia e radhës është PDK që kërkoi të japim dorëheqje. Nuk e di çka po presin, të dalim në shesh, ne këtë e kemi bërë”, tha Haxhiu.

Ndryshe, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i LVV-së ftoi për konsultim përfaqësuesit e subjekteve politike, për mënyrën se si të procedohet tutje.

Sipas tij, konsultimet janë të nevojshme në mënyrë që “ të mos bëjmë shkelje ligjore dhe kushtetuese”.

Ai tha se presidentja Vjosa Osmani nuk ofroi zgjidhje përfundimtare. Dehari tha se Osmani kërkoi që partitë të gjejnë vullnet për ta zhbllokuar situatën.

Deputetët e zgjedhur u mblodhën sot më 17 prill në një tentim të dytë për konstituimin e Kuvendit. /KosovaPress/

Read Previous

Marta Kos: Shqipëria hapa të shpejtë drejt integrimit në BE

Read Next

Dështon sërish seanca konstituive