​Ja si ndodhi përleshja ndërmjet Rudiger dhe Kepa Arrizabalagas në stërvitje

Antonio Rudiger u përjashtua nga seanca stërvitore e Chelseat të dielën pas një konfirntimi me portierin Kepa Arrizabalaga, konfirmon “Goal”.

Raportuar së pari nga “The Telegraph”, Thomas Tuchel dërgoi mbrojtësin gjerman në dhomën e zhveshjes pesë minuta para përfundimit të seancës.

Incidenti erdhi një ditë pasi “Blutë” u mposhtën me rezultat 5-2 nga Ëest Bromi në “Stamford Bridge”.

Rudiger dhe Kepa u grindën ashpër dhe përfunduan duke e shtyrë njëri-tjetrin ndërsa inatet mes tyre sa vinin e shtoheshin në fushën e stërvitjes.

Qendërmbrojtësi bëri një ndërhyrje të vonë ndaj portierit gjatë një loje provuese dhe ky i fundit reagoi furishëm.

Dyshja u desh të ndahej nga shokët e ekipit dhe Tuchel dërgoi Rudigerin larg fushës për t’u qetësuar./KosovaPress

Read Previous

Studimi i fundit: Stresi mund t’ju ‘dhurojë’ më shumë kalori se dy hamburgerë

Read Next

6 ngjyrat më të famshme të thonjve për momentin