​Jo vetëm Chelsea, edhe gjiganti italian pritet ta shkarkojë trajnerin

E ardhmja e Gennaro Gattusos te Napoli thuhet se është e pasigurt, me Rafael Benitez që përmendet si pasardhës i mundshëm i tij.

“La Stampa” raporton se Presidenti Aurelio De Laurentiis ka kërkuar një takim ballë për ballë me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli pas humbjes 3-1 ndaj Hellas Veronas në Serie A.

Napoli aktualisht është i gjashti në Ligë, në çerekfinalet e Kupës së Italisë si dhe në raundin e 1/32 në Ligën e Evropës, përcjell KosovaPress.

Gazeta pretendon se pozicioni i trajnerit mund të jetë tema kur Presidenti dhe drejtori takohen, pasi “Partenopei” gjithashtu humbën në finalën e Superkupës së Italisë kundër Juventusit javën e kaluar.

Benitez, i cili ishte trajner i Napolit midis viteve 2013 dhe 2015, kohët e fundit ka liruar veten nga skuadra e Dalian në Kinë dhe raporti pretendon se ai mund të kthehet në Napoli./KosovaPress.

Read Previous

Edhe Vetëvendosje dënohet për mosrespektim të masave anti-COVID

Read Next

​Nga sot testet PCR do të kryen edhe në Qendrën Rajonale të IKSHPK-së në Gjilan