Kryeministri i Kosovës Albin Kurti priti sot në një takim kandidaten për presidente Vjosa Osmani.
Me këtë rast Osmani uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re dhe i dëshiroi atij dhe kabinetit qeveritar suksese në përmbushjen e zotimeve dhe tejkalimin e sfidave.
Ndërsa, kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim institucional për shtet-ndërtim demokratik dhe progres të gjithanshëm të vendit tonë.