​Lajçak: Pres të punoj me qeverinë e ardhshme për dialogun

Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak ka komentuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën me 14 shkurt në Kosovë, ku si parti e parë doli Vetëvendosje.

Lajçak tha se në zgjedhjet e 14 shkurtit institucionet e Kosovës dhe partitë politike treguan pjekuri.

Ai theksoi se që do të punojnë me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e Dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Read Previous

​Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë

Read Next

Mund të bini në dashuri me një person brenda pak minutash, mjafton një truk psikologjik!