Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për planin e prezantuar sa i përket politikës së jashtme, duke thënë se nuk strategji të veprimit lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Derisa, Qeveria u kritikua se bashkëpunimin me Shqipërinë e ka paraqitur sipërfaqësisht, në dialogun me Serbinë u tha se nuk ka paraqitur fare kornizën e parimeve.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi në një konferencë për media, tha se mënyra se si është paraqitur programi i Qeverisë për politikë të jashtme dhe diasporë, është i natyrës dëshirore.
Ajo shtoi se në shumicën e programit, Qeveria parasheh që do të bëhet vlerësimi i situatës, duke pyetur Qeverinë se kur do të bëhet vlerësimi i zbatimit të marrëveshjes për Stabilizim Asocim.
Sipas saj, LDK do të mbikëqyrë dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që marrëveshja finale në mes dy shteteve të njeh kufijtë aktual, të ketë njohje të ndërsjellët dhe të dalim nga dialogu si shtet i pavarur dhe sovran.
Sipas saj, LDK do të mbikëqyrë dialogun Kosovë-Serbi në mënyrë që marrëveshja finale në mes dy shteteve të njeh kufijtë aktual, të ketë njohje të ndërsjellët dhe të dalim nga dialogu si shtet i pavarur dhe sovran./KosovaPress