Lionel Messi do të humbasë ndeshjen e Barcelonës në La Liga kundër Elches të Dielën pasi komiteti i apelit vendosi të mbështesë dënimin prej dy ndeshjeve dhënë argjentinasit pas kartonit të tij të kuq kundër Athletic Bilbaos.
33-vjeçari u përjashtua nga gjyqtari Jesus Gil Manzano në momentet e fundit të kohës shtesë të përballjes së Superkupës së Spanjës, që Athletico e fitoi me rezultat 3-2.
Barça vendosi të apelojë dënimin pavarësisht se Messi mori dënim prej vetëm dy ndeshjeve, përcjell KosovaPress.
Dhe kjo thirrje ka qenë e pasuksesshme, pasi komiteti i apelit ia ka konfirmuar dënimin dhe Messi do të mungojë edhe në një ndeshje pasi tashmë ka munguar në fitoren 2-0 kundër Cornellas në Copa del Rey.
Meqenëse nuk janë shtuar ndeshje të tjera në dënimin e argjentinasit, Messi tani do të jetë në dispozicion për tu përballur me Rayo Vallecanon në fazën 1/16 të Copa del Rey, që do të luhet në 27 Janar.
Pavarësisht se fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë është një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Ronald Koeman, mbetet të shihet nëse ai do të qëndrojë në Catalunya përtej fundit të fushatës 2020-21./KosovaPress.