Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin. Sipas tij, shkuarja në veri dhe Skenderaj me xhipa të zi, është e njëjtë me atë të ish-presidentit, e që kohë më parë vazhdimisht e kishte kritikuar. Molliqaj e ka quajtur të papranueshme qasjen dhe stigmatizimet që po bëhen ndaj një rajoni.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po e krahason Albin Kurtin me Hashim Thaçin. Sipas tij, shkuarja në veri dhe Skenderaj me xhipa të zi, është e njëjtë me atë të ish-presidentit, e që kohë më parë vazhdimisht e kishte kritikuar. Molliqaj e ka quajtur të papranueshme qasjen dhe stigmatizimet që po bëhen ndaj një rajoni.
Ai pas një aktiviteti para qeverisë, ka komentuar vizitën e ish-shefit të tij, Albin Kurtit në veri dhe Skenderaj.
Molliqaj: Ka një stigmatizim të një rajoni të tërë
“Mendoj që nuk është e reduktuar vetëm në atë që ndodhi atje. Besoj që krejt një diskurs publik, i cili shumë shpesh po bëhet përmes ‘analistëve’ që përfaqësojnë këtë regjim në ardhje ka një stigmatizim të një rajoni të tërë. Ku për arsyeje të historisë më shumë se sa të bindjeve aktuale, më shumë për çka përfaqësojnë ata si rajon, se sa çfarë përfaqësojnë individët që kanë qenë përfaqësues tjetër. Nëse problemi ka qenë te Hashim Thaçi e Kadri Veseli, ata janë në Hagë. Nëse problemi është te Sami Lushtaku këta do të vijnë në pushtet dhe do ta arrestojnë. Nëse komandantët tjerë që kanë vjedhur, le t’ia konfiskojnë pasurinë”, ka shtuar Molliqaj.
Madje, Molliqaj ka krahasuar kreun e LVV-së me Hashim Thaçin. Kryetari i PSD-së ka fajësuar Kurtin, duke thënë se i njëjti po nxit rezistencë.
Molliqaj: Shkuarja e Kurtit me shumë xhipa me gjama të zi, ku po ndërron me Hashim Thaçin
“Shkuarja e Kurtit me shumë xhipa, me gjama të zi, ku po ndërron me Hashim Thaçin. Një të ngjashëm e kemi pasur në Deçan vite më herët, ku Aleanca e kishte kundërshtuar shkuarjen e Thaçit. Madje, e kishin gjuajtur edhe me ve kryeministrin e atëhershëm, Thaçin. Ai me xhipa dhe ky me xhipe nuk e kuptoj ku është dallimi në këtë pjesë. Çdo herë kur ka rezistencë qoftë ajo edhe të instrumentalizuar, por kur ka arsyeje me qenë rezistenca, faji është tek ai që po nxit rezistencë që në këtë rast është Kurti”, ka deklaruar Molliqaj.
Dardan Molliqaj së bashku me anëtarë tjerë të partisë kanë mbajtur një aksion sot para qeverisë, ku në muret e këtij objekti ka lënë një mesazh për partinë e Albin Kurtit. Të njëjtit edhe janë përleshur me forcat e Policisë së Kosovës.