​Mustafa: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje me njësi speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar ndaj vizitës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Mustafa ka thënë se zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve dhe se nuk është e hijshme të mbahen zgjedhjet të rrethuar me polici e me njësi speciale.

“Zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzatenjëvjet pas çlirimit!?”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje ka shkruar edhe se dhuna nuk prodhon dhunë dhe më së paku demokraci.

“Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre. Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!”, ka shkruar Mustafa./KosovaPress.

Read Previous

​Rama vaksinohet me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID

Read Next

Kënga Magjike’ fillon në mars