​Pirlo flet për reagimin e Ronaldos pas zëvendësimit ndaj Interit

Cristiano Ronaldo dukej i pakënaqur pasi u zëvendësua nga Alvaro Morata në derbin e Italisë, por trajneri Andrea Pirlo është përkujdesur që ta sqarojë gjithë këtë situatë menjëherë pas ndeshjes.

Paraqitja e mirë e yllit portugez ndihmoi Juventusin të fitonte ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë kundër Interit të martën, përcjell KosovaPress.

35-vjeçari u zëvendësua nga Alvaro Morata pas 76 minutash lojë dhe dukej se nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e Andrea Pirlos.

“E kuptoj që Ronaldo nuk ishte i lumtur që u zëvendësua, por ishte e drejtë vetëm ta pushojmë për ndeshjen e ardhshme të Serie A, edhe nëse vetëm për disa disa minuta,” shpjegoi trajneri i Juventusit

“Ai nuk mund t’u ishte përgjigjur kritikëve të tij në një mënyrë më të mirë sesa bëri ndaj Interit.”, shtoi Pirlo.

Ronaldo është golashënuesi kryesor i Juventusit deri më tani këtë sezon me 22 gola në 23 paraqitje.

Ai u emërua lojtari i ndeshjes nga gazetat sportive italiane dhe dukej i relaksuar pas fishkëllimes përfundimtare ndërsa festoi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Read Previous

​Qindra të evakuuar nga zjarri në Australi – digjen 71 shtëpi

Read Next

​BQK: Kosova ka plotësuar kriteret për kartonin e gjelbër, pengesë mos anëtarësimi në OKB