Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu feston sot ditëlindjen e 39-të.
Vjosa Osmani-Sadriu lindi më 17 maj 1982 në Mitrovicë, Republikë e Kosovës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka mbaruar në Mitrovicë. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka mbaruar në Universitetin e Pittsburgh-ut në Pensilvani, ShBA.
Është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në pesë mandate. Në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për Presidente.
Me datën 4 prill ajo mori detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Ndërkohë që sot në ditëlindjen e 39-të, Osmani do të marrë pjesë në takimin e e presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit./KosovaPress