Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron sot në Prishtinë.
Ai pritet të takohet me udhëheqësin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi.
KosovaPress mëson se diplomati danez do të qëndrojë vetëm disa orë në Kosovë, në kuadër të një vizite të shkurtër./KosovaPress